Super zëvendësuesi Dybala shpëton Juventusin nga turpërimi në Ligën e Kampionëve

Futboll 22 Tetor 2019 23:00

Juventus ka përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2:1 ndaj Lokomotivës së Moskës, për një fitore shumë të rëndësishme në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mysafirët shënuan të parët nëpërmjet Aleksey Miranchuk në minutën e 38’ kaluan në epërsi 0-1.

Kampionët e Italisë, përkundër dominimit e patën të vështirë të arrijnë deri te goli.

U desh të pritej deri në minutën e 77’, për barazimin e rezultatit nga Juventus, me anë të Paulo Dybala.

Ishte pikërisht argjentinasi, që shënoi sërish në minutën e 79’, për përmbysjen e rezultatit dhe fitoren e Juventusit.

-->