Superderbi mes Prishtinës dhe Bashkimit

Basketboll 04 Dhjetor 2020 13:15

Xhiroja e tetë në Superligën e Femrave do të sjellë ndeshje mjaft interesante.

Takimi kryesor do të zhvillohet të hënën në Prizren mes Kosovahome Prishtinës dhe Bashkimit, dy skuadra që në vitet e fundit kanë luftuar për trofe në basketbollin e femrave.

Bashkimi është skuadra e vetme në Superligën e Femrave, që nuk di për humbje në këtë edicion, duke numëruar shtatë fitore në shtatë ndeshje, kurse skuadra prishtinase ka katër fitore dhe tri humbje. Në duelin e parë të zhvilluar në këtë edicion mes këtyre dy skuadrave, fitore shënoi Bashkimi me shifrat 81:66. Gjithashtu vashat prizrenase fituan edhe Superkupën, duke mundur në finale vashat prishtinase.

Vëllaznimi, që ka gjashtë fitore dhe një humbje (nga Bashkimi) do të sfidohet nga Penza, që ka tri fitore dhe katër humbje. Skuadra kuqezi me dy përforcime të huaja ka qenë befasia për të mirë në këtë edicion dhe shihet si favorite ndaj skuadrës pejane.

Sfida tjetër e kësaj xhiro është ndërmjet Kastriotit dhe Trepçës. Skuadra ferizajase numëron shtatë humbje, duke qenë skuadra pa fitore në Superligë, kurse skuadra mitrovicase ka një fitore (ndaj Kastriotit) dhe gjashtë humbje, andaj dueli mes këtyre dy skuadrave pritet të jetë shumë interesant.

Superliga e Femrave – Java 8

E shtunë

11:00 Trepça – Kastrioti

E diel

13:00 Penza – Vëllaznimi

E hënë

18:00 Kosovahome Prishtina – Bashkimi

-->