Supergol në sekondat e fundit, mbyllet me barazim derbi i Londrës

Futboll 18 Tetor 2020 17:44

Ka përfunduar derbi i Londrës mes Tottenham Hotspur dhe West Ham United, transmeton Insporti.

Ndeshja e javës së 5-të në Premier Ligën angleze mes dy rivalëve të qytetit ishte një triller i vërtetë, ku West Ham United arriti të rikthej nga tri gola disavantazh duke barazuar rezultatin në 3-3 në sekondat e fundit të takimit.

Spurs kalun në epërsi prej dy golave brenda 8 minutave lojë, ku të dy golat kishin protagonistë dyshen Harry Kane – Son.

Fillimisht, Harry Kane asistoi për Son në minutën e parë të takimit, e pastaj Son ja ktheu favorin.

Harry Kane shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Tottenahm pas një pasimi nga ana e Sergio Reguillon.

West Ham barazoi rezultatin në frymën e fundit të takimit.

Fillimisht Fabian Balbuena në minutën e 82-të e pastaj një autogol i Davinson Sanchez i dhanë besim skuadrës së David Moyes dhe në fund ishte argjentinasi Manuel Lanzini, që me një goditje të jashtëzakonshme mposhti Hugo Llorisin.



-->