Superkompjuteri hedh parashikimet e para për vitin 2022 – ja kush fiton titullin e Premierligës

Sipas parashikimeve të fundit të Superkompjuterit, Manchester City pritet që ta fitojë titullin e Premierligës, shkruan Insporti.
Skuadrat e Pep Guardiolës janë mposhtur vetëm dy here këtë sezon dhe janë në krye të tabelës me 53 pikë.

Dhe City aktualisht mban 10 pikë epërsi ndaj Chelsea-t në vendin e dytë dhe është 11 pikë përpara Liverpool-it që pozicionohet në vendit të tretë.
Sipas FiveThirtyEight, City tani ka shansë 85 për qind për të fituar titullin e Premierligës dhe parashikohet të përfundojë me 92 pikë.

Liverpool parashikohet të mposhtë Chelsean në vendin e dytë, me Reds që kanë vetëm 13 për qind shanse për të kapur titullin e Premier League.
Si City ashtu edhe Liverpool kanë 99 për qind shanse për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, me Chelsea me 92 për qind.
Megjithatë, superkompjuteri ka parashikuar që Arsenali ka vetëm 36 për qind shanse për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

FiveThirtyEight pretendon se Spurs dhe Manchester United do të përfundojnë përkatësisht në vendin e pestë dhe të gjashtë këtë sezon.
/Insporti