Superkupa e Gjermanisë i takon Dortmundit – nënshtroi Bayern Munichun

Futboll 03 Gusht 2019 22:31

Borussia Dortmundi e ka fituar Superkupën e Gjermanisë, duke e mundur 2:0 Bayern Munichun.

Në takimin e luajtur në ‘Signal Iduna Park’, Dortmundi në cilësinë e vendasit mposhti rivalin e përjetshëm, transmeton Insporti

Golat e shënuar nga Paco Alcacer e Jadon Sancho, ia siguruan trofeun verdhezinjëve.

Bayern Munichu i fitoi dy trofetë e mëdhenjë edicionin e kaluar – atë të Bundesligas dhe DFB Pokal, por Dortmundi luajti në Superkupë për shkak se e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e dytë.

Bavarezët e kishin fituar titullin e kampionit me dy pikë më shumë, pas një lufte të ashpër deri në fundin e sezonit. /Insporti.com/