Superkupa e Kosovës Prishtina – Drita, që luhet në Antalia, transmetohet nga ky televizion

Futboll 13 Janar 2021 15:40

Drita si kampione në fuqi e Kosovës dhe Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës, do të përballen për trofeun e Superkupës më 23 janar duke filluar nga ora 14:00.

Për herë të parë në histori të futbollit kosovar, kjo ndeshje do të zhvillohet jashtë vendit.

Drita dhe Prishtina do të takohen në Antalia të Turqisë derisa ndeshja do të transmetohet për tifozët në Kosovë nga televizioni Klan Kosova.

Kjo ndeshje ishte paraparë që të zhvillohet më herët, por që është shtyrë për shkak të situatës me pandeminë COVID-19 në vendin tonë.

Prishtina dhe Drita në bregdetin e Antalias do të përgatiten për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar që starton në mesin e muajit shkurt.

Si Drita ashtu edhe Prishtina, edhe në këtë edicion i synojnë të dy trofetë në futbollin kosovar, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. /zëri.info/

-->