Superkupa e Kosovës: Sot luhen dy çerekfinalet tjera

Superliga 22 Tetor 2020 12:17

Sot zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale të Superkupës në basketboll.

Me fillim nga ora 17:00 takohen Golden Eagle Ylli me Ponte Prizrenin.

Nga ora 19:30, vjen derbi i vjetër në basketbollin kosovar, kur Peja takohet me Bashkimin.

Nga dy çerekfinalet e djeshme, KB Rahovecin ka mposhtur KB Trepçën, ndërsa Sigal Prishtina ka mposhtur KB Vëllaznimin.

Kujtojmë se finalja e Superkupës luhet më 25 tetor.

-->