Superliga e Kosovës humbet gjashtë vende në klasifikim

Futboll 24 Janar 2020 21:04

Superliga e Kosovës ka pësuar rënie në gjashtë pozita për dallim nga viti i kaluar në renditjen e bërë nga instituti IFHHS i statistikave.

Kampionati elitar i Kosovës ndodhet në pozitën e 96-të të kampionateve nga anëtaret e vendeve që janë të pranuar në UEFA dhe FIFA.

Si për ironi të fatit, pavarësisht ngritjes së shpenzimeve dhe ardhjeve të trajnerëve dhe futbollistëve të huaj, futbolli kosovar ka pësuar rënie për gjashtë pozicionne nga viti 2018.

Madje, Superliga e Kosovës mbetet kampionati më i dobët në gadishullin Ballkanik.

Kampionati më i mirë nga Ballkani është ai i Kroacisë (18), i ndjekur nga ai grek dhe serb, ndërsa kampionati Maqedonisë Veriore renditet vetëm në pozitën e 77-të, duke humbur plotë 4 vende për dallim nga viti 2018-të.

Superliga shqiptare nuk ka lëvizur fare, pasi edhe vitin 2019-të e mbylli në pozitën e 69-të, shkruan gazetasheshi.com.

-->