Superliga e Kosovës në basketboll, rezultatet dhe tabela

Statistikat e lojëtareve 10 Shkurt 2019 21:18

Kanë përfunduar katër ndeshjet e javës së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Pa dyshim që më interesante ka qenë ajo ndërmjet Trepçës e Rahovecit, të cilën mysafirët e fituan me vetëm një pikë dallim, 78:77.

Rivalitet deri diku ka pasur edhe në ndeshjen, ku po ashtu fituan mysafirët (84:76), ndërsa në dy ndeshjet tjera, vendësit, Prishtina e Lipjani ishin bindshëm më të mirë se Bashkimi, përkatësisht AFK Borea.

Rezultatet:
Z Mobile Prishtina – Bashkimi 109:78
Trepça – Rahoveci  77:78
Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli  76:84
Lipjani – AFK Borea 125:57

Tabela
1.Z Mobile Prishtina   18   36
2.Golden Eagle Ylli    18   30
3.Rahoveci                  18   30
4.Ponte Prizreni        18   26
5.Trepça                      18   26
6.Bashkimi                  18   26
7.Lipjani                      18   21
8.AFK Borea               18   20 (-1)