Superliga e Kosovës: Renditja tabelare pas dy ndeshjeve të sotme

Futboll 04 Prill 2021 17:23

Kanë përfunduar dy takimet e sotme në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.

Prishtina ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Ballkani, duke mbetur ende ne luftë për titull, ndërsa Feronikeli në shtëpi ka deklasuar Llapin me rezultat 4:0.

Me këtë fitore Prishtina radhitet në pozitën e tretë në tabelë me 54 pikë, një pikë më pak se Ballkani dhe katër më pak se lideri Drita.

Lideri zë vendin e pestë në tabelë me 34 pikë ndërsa Llapi në të gjashtin me 33 sosh.

-->