Superliga e Kosovës, rezultatet e tri ndeshjeve të sotme

Futboll 18 Shtator 2019 18:05

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme, të vlefshme për javën e 5-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, të cilat ashtu edhe siç pritej janë karakterizuar me rivalitet të madh.

Prishtina e ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion (e ka një ndeshje më pak të zhvilluar), pasi në “Riza Lushta” e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 59-të.

Me të njëjtin rezultat, por si skuadër vendëse ka fituar edhe Gjilani ndaj Ballkanit, me golin e Gerhard Prognit në minutën e 47-të.

Me këtë fitore Gjilani ngjitet në pozitën e parë, tani me 12 pikë, ndërsa për Ballkanin kjo është humbja e parë.

Ndeshja me më së shumti gola ishte ajo ndërmjet Llapit e Dritës, e cila përfundoi me barazimin 2:2.

Kastriot Selmani (5’) e Behar Maliqi (90’) shënuan për vendësit, ndërsa Liridon Leci (50’) e Gilberto Fortunato (87’) për gjilanasit.