Superliga e Kosovës: Sot zhvillohen dy derbi

Futboll 21 Mars 2021 10:08

Superliga e Kosovës në futboll, sot sjell dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 26-të.

Me fillin nga ora 13:00 do të zhvillohet dueli ndërmjet, Llapit dhe Arbërisë.

Llapi qëndron në pozitën e shtatë me 30 pikë, ndërsa Arbëria në pozitën e tetë me 27 pikë.

Arbëria po vuan me paraqitjet e fundit, ata kanë regjistruar dy humbje, dy barazime dhe një fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Dueli tjetër interesant do zhvillohet ndërmjet, Trepçës 89 dhe Ballkanit.

Ballkani ka rastin të shfrytëzojë gabimin e Dritës, e cila barazoi me Drenicën.

Ballkani me një fitore eventuale do barazonte pikët me Dritën, ndërsa Trepça 89 mban pozitën e pestë me 32 pikë, “Minatorët” së fundmi zyrtarizuan edhe dy transferime nga Afrika e Jugut.

Orari i ndeshjeve:

KF Llapi – Arbëria, ora 13:00

Trepça 89 – Ballkani, ora 13:30

-->