Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri takime, vëmendja te derbi Ballkani – Llapi

Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri duele, të vlefshme për xhiron e 23’të të ligës elitare të Kosovës, shkruan Insporti.
Me fillim nga ora 13:00, Drenica pret Dritën në shtëpi dhe Gjilani i Ismet Munishit është nikoqirë i Ulpianës, skuadër e cila ia ka shkaktuar humbjen e vetme këtë edicion bardhekuqve.
Kurse, me fillim nga ora 13:30, Ballkani takohet me Llapin në derbin e ditës së sotme.

Ballkani aktualisht zë vendin e parë në tabelë 45 pikë, derisa Llapi është e katërta me gjashtë pikë më pak.
Ky takim do të gjykohet nga Genc Nuza, derisa fillon nga ora 13:30.
Në takimet që u zhvilluan ditën e djeshme, Malisheva ka fituar me rezultat të thellë 6-1 ndaj Feronikelit, derisa Dukagjini ka marrë tri pikë të arta pas fitores 2-1 ndaj Prishtinës.
/Insporti.com