Superliga e Turqisë rikthehet nesër, por jo edhe Vedat Muriqi

Futboll 11 Qershor 2020 17:21

Pas më shumë se dy muajsh pauzë shkaku i pandemisë COVID-19, Superliga e Turqisë në futboll pritet të rikthehet nesër në mbrëmje.

Fenerbahçe e Vedat Muriqit do të përballet me Kayserisporin nesër me fillim nga ora 20:00, shkruan Zeri.info

“Fotomac” ka publikuar detaje të reja nga situata në Fenerbahçe para kësaj ndeshje të rëndësishme.

Sulmuesi i Kosovës, Muriqi i cili pësoi një lëndim së fundmi në stërvitje, nuk do të rrezikohet për këtë ndeshje.

Muriqi ka qenë futbollisti kryesor i Fenerit këtë edicion, andaj ai do të jetë mungesë e madhe e skuadrës së tij në këtë sfidë.

Nga ana tjetër, Muriqi është në qendër të vëmendjes së disa klubeve të mëdha evropiane.

Tottenhami dhe Lazio janë klubet që kanë treguar seriozitetin më të madh në këtë garë.

-->