Superliga – këto dy ndeshje na presin sot

Futboll 29 Mars 2019 08:16

Superliga e Kosovës në futboll rifillon me ndeshjet e zakonshme të fundjavës, pas pushimit të shkurtër për shkak të kualifikimeve për “Euro2020”.

Sot, e premte, luhen dy takime në kuadër të javës së 24-t, shkruan Insporti.

Ferizaj-Drita dhe Liria-Llapi janë dy çiftet e sotme, derisa nesër dhe pasnesër zhvillohen edhe katër takime tjera.

Ferizaj, pas 23 xhirove, e gjen veten në pozitën e 10-të me 25 pikë të grumbulluara, derisa Drita i ka punët më mirë pasi pozicionohet në vendin e katërt, me 38 pikë.

Në anën tjetër, Liria do të bëjë çmos deri në fund që të largohet nga zona e rrezikshme, pasi renditet në pozitën e parafundit me 24 pikë.

Prizrenasit do të kenë punë të vështirë sot kundër Llapit, skuadër e cila zë vendin e tretë në kampionat, me 48 pikë.

Të dy takimet fillojnë nga ora 14:00. /Insporti.com/

-->