Superliga kthehet në mesjavë – mbase vendoset kampioni

Futboll 11 Maj 2019 20:06

Pas dueleve të sotme, lirisht mund të thuhet se vetëm dy ekipe kanë mbetur në luftë për titullin e kampionit të Kosovës në futboll, kurse titulli mund të vendoset edhe më mesjavë, në xhiron e parafundit.

Të mërkurën zhvillohen katër ndeshje kurse vëmendja do të jetë e përqendruar në derbin që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi do të jetë mikpritës i Feronikelit. Në rast të fitores së Feronikelit dhe dështimit të Prishtinës, në shtëpi me Trepçën’89 ekipi nga Drenasi shapllet kampion, kurse nmëse gjithçka shkon sipas parashikimeve dhe të dyja këto ekipe shënojnë fitore, atëherë titulli vendoset në duelin direkt midis tyre në xhiron e fundit.

IPKO Superliga – xhiroja XXXII:

E mërkurë, 15.05.2019, ora 16:00

Prishtina – Trepça ‘89
Llapi – Feronikeli
Drita – Flamurtari
Drenica – Ballkani

E enjte, 16.05.2019, ora 16:00

Gjilani – Liria
KEK-u – Ferizaj

-->