Ballkani lider i ri i Superligës, Trepça ’89 mposht Gjilanin në udhëtim

Trepça ’89 është kujdesur për befasinë e xhiros së 12-të të Superligës. Skuadra nga Mitrovica ka fituar ndaj Gjilanit në udhëtim me rezultat 0:2, shkruan Insporti.com.
Futbollistët e drejtuar nga trajneri Shpëtim Idrizi ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke kërkuar fitoren më shumë se sa futbollistët e Gjilanit.
Golat e fitores i shënuan Arb Manaj dhe Engjëll Hotit. Kjo është fitorja e dytë e 89-shit në këtë kampionat ndaj skuadrës gjilanase, pasi edhe në ndeshjen e xhiros e parë në Mitrovicë triumfuan me rezultat 3:0.
Me këtë fitore Trepça ’89 renditet në pozitën e nëntë me 16 pikë, ndërsa Gjilani zbret në pozitën e tretë me 24 pikë.
Gjilani zhvilloi ndeshjen në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Për shkak të dënimit nga disiplinori e ka pezulluar fushën e Gjilanit për dy ndeshje pas sulmit të tifozëve gjilanas në gjyqtarin e ndeshjes Gjilani – Llapi.
Ndërsa, Ballkani është lider i ri i Superligës pasi ka mposhtur skuadrën e Dukagjinit me rezultat 3:0.
Ballkani çështjen e fituesit e përfundoi në pjesën e parë duke i shënuar të tre golat. Golat i shënuan të zakonshmit për skuadrën nga Suhareka. Blend Baftiu, Arbër Hoxha dhe Jetmir Topallin realizuan për të dërguar në pozitën e parë skuadrën e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi.
Ndërsa, në ndeshja e tretë që u zhvillua sot në mes të Ferizajt dhe Dritës, përfundoi me fitoren e ish kampionit të Kosovës.
Golat e fitores për Dritën i shënuan Bujar Shabani (59’) dhe Betim Haxhimusa (70’).
Me këtë fitore Drita renditet në pozitën e dytë me 24 pikë, ndërsa Ferizaj mbetet në pozitën e nëntë me nëntë pikë.
14:00 Gjilani 0:2 Trepça’89
Mbyllet ndeshja
Engjëll Hoti dyfishon epërsinë ndaj Gjilanit
Gepostet von Insporti am Sonntag, 27. Oktober 2019
69′ Engjëll Hoti shënon golin e dytë nga topi i kthyer nga shtylla pas një goditje të Arb Manaj
Arb Manaj shënon golin e epërsisë për 89shin ndaj Gjilanit
Gepostet von Insporti am Sonntag, 27. Oktober 2019
61′ Gol. Arb Manaj shënon golin e epërsisë për 89shin ndaj Gjilanit
49′ Fiton Hajdari (GJIL) ndëshkohet me kartonë të verdhë
48′ Ndërpritet ndeshja. Përleshje mes Muhamed Useinit (GJIL) dhe Traore (’89)
46′ Fiton Hajdari (GJIL) është inkuadruar në vend të Bedri Grecës (GJIL)
Nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
35′ Gëzim Rusi (’89) nuk shënon nga afërsia edhe pse ishte i vetmuar
24′ Arb Manaj (’89) tenton por portieri i Gjilanit, Kenan Haxhihamza pret pa ndonjë problem
Nis ndeshja
Formacionet
Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Veliu, Frashëri, Ferreira, Aziz Keita, Useini, Jonuzi, Greca, Progni, Busiç. Kryetrajner: Gentjan Mezani.
Trepça ’89: Beqiri, Asare, Kaqiku, Statovci, Pira, Maloku, Hoti, Jashari, Traore, Rusi, Manaj. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi.
Gjyqtarë: Burim Jahmurataj, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Ilir Mehmeti
14:00 Ballkani 3:0 Dukagjini
46′ Muharrem Musa (DUK) inkuadrohet në vend të Ilir Beqirit (DUK). Leonart Marmullaku inkuadrohet në vend të Jeton Dushit (DUK)
Nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
Jetmir Topalli shënon golin e tretë për Ballkanin kundër Dukagjinit
Gepostet von Insporti am Sonntag, 27. Oktober 2019
45′ Gol. Jetmir Topalli shënon gol të bukur me kokë pas një harkimi të Blend Baftiut
22′ Gol. Arbër Hoxha shënon një gol të bukur pas një solo aksioni
Arbër Hoxha shënon një gol të bukur pas një solo aksioni
Gepostet von Insporti am Sonntag, 27. Oktober 2019
18′ Gol. Blend Baftiu ka shënuar gol nga afërsia për rezultatin 1:0
Blend Baftiu shënon për epërsinë e Ballkanit ndaj Dukagjinit
Gepostet von Insporti am Sonntag, 27. Oktober 2019
8′ Ilir Mustafa (DUK) ndëshkohet me kartonë të verdhë pas një ndërhyjre të pa lejuar në Arbër Hoxhën (GjIL)
Nis ndeshja
Formacionet
Ballkani: Ruxhi, Potoku, Sinani, Berisha, Krasniqi, Kuç, Gashi, Hoxha, Baftiu, Topalli, Magani. Kryetrajner: Ismet Munishi
Dukagjini: Muhaxhiri, Syla, Beqiri, Haliti, Dushi, Mustafa, Gava, Palushaj, Jashanica, Lloga, Demiri. Kryetrajner: Xhengis Rexhepi
Gjyqtarë: Selim Isufi, Safet Berisha, Fatlum Jashari, Bardh Ajeti
14:00 Ferizaj 0:2 Drita
Mbyllet ndeshja
70′ Betim haxhimusa ka shënuar golin e dytë për Dritën.
60′ Bujar Shabani shënon golin e epërsisë
46′ Ardijan Shaljani (FER) largohet nga ndeshja duke ia liruar vendin Behar Bardhit (FER)
Nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
14′ Gentrit Halili (FER) rrezikon portën e Dritës, por goditja e tij është e pa saktë
Nis ndeshja
Formacionet
Ferizaj: Blakçori, Halili, Shaljani, Kuka, Asani, Qerkini, Mustafa, Shaqiri, Shala, Livoreka, Gashi. Kryetrajner: Bekim Isufi.
Drita: Tofiloski, Limani, Gërbeshi, Cuculi, Leci, Bujar Shabani, Namani Krasniqi, Haxhimusa, Xhevdet Shabani, Bunjamin Shabani. Kryetrajner: Ardian Nuhiu
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Erduan Baliqi, Elvis Bicaj, Vigan Ibërdemaj