Superliga LIVE: Trepça 89′ – Flamurtari

Ka përfunduar ndeshja në mes të Feronikelit dhe Ferizajt e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Lideri “Nikli” ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5:0, duke e mbyllur çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë.
Golat për kampionin aktual i shënuan Mendurim Hoti, Kastriot Rexha (2x) dhe Haxhi Neziraj (2x). Në këtë ndeshje kishte edhe karton të kuq. Futbollisti i Ferizaj, Dardan Jashari u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 21-të. Me këtë fitore “Nikli” renditet në pozitën e parë me 15 pikë, ndërsa Ferizaj renditet në pozitën e dhjetë me gjashtë pikë.
Llapi ka arritur të shënojë një fitore tejet të rëndësishme në shtëpi, ndaj Dukagjinit të Klinës.
Llapjanët fituan me rezultat 2:1 me dhjetë futbollistë në fushë, pasi Kastriot Selmani u përjashtua me karton të kuq.
Golat e fitores për skuadrën e Tahir Batatinës i shënuan Amir Mujkic dhe Mërgim Pefqeli, ndërsa golin e Dukagjnit e shënoi Husein Demiri. Ky ishte edhe goli i parë i klinasve në këtë sezon, pas 606 minutave shënuan golin e parë.
Llapi me këtë fitore renditet në pozitën e dytë me 14 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pikë.
Ndeshja në mes të Trepçës 89′ dhe Flamurtari është duke u zhvilluar në Riza Lushta.
Insporti do ju transmetojë rastet, golat në kohë reale nga të gjitha ndeshjet:
Feronikeli 5:0 Ferizaj
Mbyllet ndeshja
90 + 3 Tre minuta lojë shtesë ka vendosur gjyqtari kryesor i ndeshjes Fatmir Tahiri
64′ Met Millaku (Fer) inkuadrohet në vend të Besmir Bojku (Fer)
64′ Feronikeli nuk ndalet, shënon edhe golin e pestë. Përsëri ka shënuar sulmuesi Haxhi Neziraj
53′ “Nikli” ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Ferizajt. Zëvendësuesi Haxhi Neziraj ka shënuar me shumë lehtësi për golin e katërt
47′ Edhe kryetrajneri i Ferizajt, Bekim Isufi ka reaguar duke bërë dy zëvendësime. Në ndeshje janë inkuadruar Përparim Livoreka dhe Edon Sadriu në vend të Alban Rexhepit dhe Durim Gashit
46′ Kryetrajneri i Feronikelit, Dejan Vukicevic ka zëvendësuar sulmuesin Kastriot Rexhën, autorin e dy golave në pjesën e parë. Në vend të tij është inkuadruar Haxhi Neziraj
-Nis pjesa e dytë
-Mbyllet pjesa e parë
42′ Alban Rexhepi (Ferizaj) ndëshkohet me karton të verdhë
39′ Mendurim Hoti shënon golin e tretë pas asistimit të Përparim Islamit
21′ Karton i kuq për qendërmbrojtësin e Ferizajt, Dardan Jashari i cili brenda pak sekondave ndëshkohet me dy kartonë të verdhë
12′ Feronikeli dyfishon epërsinë, përsëri sulmuesi Kastriot Rexha ka shënuar
8′ Feronikeli në epërsi. Golin e shënoi Kastriot Rexha pas një harkimi të bukur të Yll Hoxhës
2′ Feronikeli rrezikoi portën e Ferizajt por pa sukses
– Nis ndeshja
Formacionet zyrtare:
Feronikeli: Troshupaj, Islami, Prekazi, Thaqi, Hoxha, Bojku, Dabiqaj, Hoti, Fazliu, Da Silva, Rexha.
Kryetrajner: Dejan Vukiceviq
Ferizaj: Kaçiu, Jashari, Bardhi, Qerkini, Kuka, Hyseni, Shaqiri, Dajaku, Rexhepi, Shala, Gashi.
Kryetrajner: Bekim Isufi
Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Meriton Berisha, Safet Berisha, Erdall Zasella
Llapi 2:1 Dukagjini
80′ Mërgim Pefqeli shënon një gol të bukur për epërsinë e Llapit
Husein Demiri shënon për KF Dukagjini (Klinë)
Gepostet von Insporti am Samstag, 28. September 2019
67′ Husein Demiri shënon golin e barazimit
65′ Karton i kuq për Kastriot Selmanin (Llap). Selmani ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë nga gjyqtari Visar Kastrati
64′ Altin Lloga (Duk) gjuan bukur me kokë por goditja e tij përfundon mbi portën e Afrim Ademit (Llap)
61′ Husein Demiri (Duk) inkuadrohet në vend të Jeton Dushit
60′ Inkuadrohet në ndeshje Valmir Veliu (Llap) në vend të Enis Zabërgjës
59′ Ndëshkohet me karton të verdhë Behar Maliqi (Llapi) pas një ndërhyrje në Altin Llogën (Duk)
Nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
45 + 1′ Kastriot Selmani ndëshkohet me karton të verdhë
40′ Mujkic shënon nga afërsia për epërsinë e Llapit. Mysafirët e kontestuan këtë gol duke pretenduar se topi nuk e kishte kaluar vijën e portës
26′ Altin Lloga (Duk) rrezikon portën e Llapit, por intervenon për mrekulli portieri Ademi (Llap)
22′ Mark Milicaj (Duk) kërkoi penallti por kështu nuk mendoi edhe gjyqtari kryesor i ndeshjes Visar Kastrati
11′ Mark Milicaj (Duk) gjuan nga distanca, por pret Afrim Ademi(Llap)
-Nis ndeshja
Formacionet zyrtare:
Llapi: Ademi, Husiç, Mujkiç, Prençi, Emini, Maliqi, Zhdrella, Pefqeli, Selmani, Zabërgja, Plaku. Kryetrajner: Tahir Batatina
Dukagjini: Neziri, Basriu, Mustafa, Syla, Haliti, Gava, Beqiri, Dushi, Jashanica, Lloga, Milicaj. Kryetrajner: Xhengis Rexhepi
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Fatmir Abrashi, Gëzim Mehmeti, Gramos Shala
Trepça 89′ 3:0 Flamurtari
28′ Leart Emini shënon golin e tretë për 89shi
21′ Laseore Traore shënon golin e dytë për Trepçën’89
14’ Arb Manaj i ka dhënë epërsi skuadrës së Trepçës’89 pas një aksioni të ndërtuar shumë mirë.
Nis ndeshja
Formacionet zyrtare:
Trepça ’89: Hyseni, Asare, Jashari, Pira, Statovci, Jeanjacques, Rusi, Traore, Emini, Ahmeti, Manaj. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi
Flamurtari: Selimaj, Vitija, Granchov, Ilijovski, Maxhuni, Bruqi, Isljami, Krasniqi, Zeqiri, Kelmendi, Krasniqi. Kryetrajner: Artim Shaqiri
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari, Visar Kelmendi, Arben Halilaj