Superliga: Mbyllen pjesët e para

Futboll 29 Mars 2019 14:49

Janë mbyllur pjesët e para nga dy ndeshjet që janë duke u zhvilluar aktualisht në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi është duke avancuar 1-0 si mysafir i Lirisë, me golin e shënuar nga Ahmet Januzit në minutën e 36-të.

Në përballjen tjetër, mes Ferizajt dhe Dritës, vendësit kanë mbyllur intervalin e parë me epërsi minimale, 1-0, falë golit të Qëndrim Dautajt në minutën e 27-të.

Të dy takimet po luhen në kuadër të javës së 24-t në Superligën e Kosovës. /Insporti.com/

 

-->