Superliga me dy derbi, i Anamoravës dhe Ballkani – Prishtina

Futboll 18 Korrik 2020 09:38

Xhiro e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll mund të jetë vendimtare për epilogun final të këtij edicioni.

Padyshim se ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Gjilan, ku ballafaqohet rivalët lokal Drita dhe Gjilani

Drita me një fitore eventuale do të shkonte sigurt drejt titullin të tretë kampion në histori. Kurse, Gjilani do të tentoj që ta mposht rivalin e përbetuar edhe të shpresoj që deri në xhiron e fundit të ëndërroj për titullin kampion.

Ndeshja tjetër e cila pritet të jetë mjaftë interesante do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani do të jetë nikoqir i kryeqytetasve, Prishtina.

Skuadrës vendase i duhet vetëm fitorja për të vazhduar luftën deri ne xhiron e fundit për titullin kampion.

Gjithashtu, edhe mysafirët do të udhëtojnë për pikët maksimale sepse ende nuk ka mbaruar lufta për garat evropiane.

Kujtojmë që dy skuadrat janë kualifikuar në finale të DigitAlb Kupës së Kosovës për këtë edicion.

Pra, titulli i kampionit në Superligën e Kosovë sillet në ‘magjistralen Gjilan – Suharekë’.

-->