Superliga nuk pushon, këto takime na presin sot

Futboll 24 Tetor 2020 09:41

Superliga nuk pushon me fundjavën që na presin ndeshjet e xhiros së tetë.

Pas humbjes së parë sezonale që e pësoi te Ballkani, Drita sot rikthehet në shtëpi për t’u ndeshur me Drenicën.

Kuqezinjtë pësuan humbje nga Arbëria në fundjavë, kështu që do të kërkojnë medoemos të dalin të pamposhtur nga Gjilani, derisa bardhekaltërit s’kanë asnjë opsion tjetër pos fitores, që është rruga e vetme për të ndjekur liderin aktual të Superligës, Ballkanin.

Skuadra e vetme që nuk e ka shijuar ende fitoren këtë edicion, Llapi, do të luajë në “Zahir Pajaziti” ndaj befasisë së këtij kampionati, Arbërisë.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo ndërmjet Besës dhe Feronikelit në Brestovik të Pejës.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 14:00.

SUPERLIGA – SOT

Drita – Drenica

Llapi – Arbëria

Besa – Feronikeli

-->