Superliga përfiton nga fitorja e Feronikelit (FOTO)

Futboll 10 Korrik 2019 09:14

Superliga e Kosovës ka shënuar ngritje në vlerësim më të ri të Federatës Evropiane të Futbollit.

Pas barazimit të djeshëm të kampionit të Kosovës ndaj TNS në Uells, është rritur koeficienti i Kosovës në renditjen e UEFA-s. Faqja zyrtare e UEFA-s, e cila merret me vlerësimin në kohë reale, ka publikuar renditjen e re, ku shihet se Kosova është ngritur në koeficient nga hera e fundit, por që vazhdon të mbetet në vendin e 48-të.