Superliga po shpërbëhet, reagon Arsene Wenger

Futboll 20 Prill 2021 21:49

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur pas gjithë kaosit të krijuar për Superligën, shkruan Insporti.

71 vjeçari ka thënë se nuk është aspak i befasuar që ky kompeticion nuk zgjati shumë.

“Nuk jam i befasuar që nuk zgjati shumë. Unë kurrë nuk kam besuar që nga fillimi se do të ndodhte. Kjo ligë injoroji të drejtat bazike të sportit. Nëse i injoroni ligat paraprake të klubeve, tifozët kurrë nuk do të pranojë një gjë të tillë. Edhe kanë të drejtë ta bëjnë atë”.

Ndrysher, 72 orë pas ardhjes në jetë të Superligës Evropiane, ajo pritet të shpërbëhet sonte./Insporti.

-->