Superliga, sot zhvillohen dy ndeshje për t’u mos u humbur

Futboll 22 Nëntor 2020 09:01

Sot në Superligën e Kosovës do zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 13-të së Superligës së Kosovës.

Prishtina është nikoqir i Trepçës ’98, ndeshje që zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Ndërsa, Ballkani do e pres Llapin në Suharekë. “Xhebrailat” kanë pikë të barabarta me Dritën, andaj iu nevojitet fitorja që të mbajnë vendin e parë në tabelë.

Takimi mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 nis në ora 13:00, derisa Ballkani me Llapin nis në ora 13:30.

-->