Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Mitrovicë

Futboll 14 Qershor 2020 12:14

Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-t në Superligën e Kosovës.

Drita, që do të kërkojë ta rikthejë kreun e tabelës, do të ketë punë të vështirë në udhëtim te Trepça ’89, e cila është duke luftuar për mbijetesë.

Ndërkohë, në takimin tjetër do të përballen Ferizaj dhe Gjilani.

Edhe ky takim gjithashtu pritet të jetë interesant, derisa Gjilani do të kërkojë të mbetet në garë për titull, kurse Ferizaj të arkëtojë pikë në luftën e saj për mbijetesë.

Të dyja takimet do të fillojnë nga ora 17:00.

-->