Superliga vazhdon sot me tri përballje të “zjarrta”

Futboll 24 Shkurt 2021 08:48

Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe kështu do të vazhdojë në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 21-të.

Vëmendja kryesore pritet të jetë në kryeqytet ku skuadra e Prishtinës do e pres kampionen në fuqi, Dritën.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku “kuqebardhët” do të luajnë kundër skuadrës lidere të Superligës, Ballkanit.

Nxehtë pritet të jetë edhe në Mitrovicë ku do të luajnë Trepça ’89 dhe Llapi.

Kujtojmë që Gazeta “Sheshi” do të raportojë minutë pas minute për këto tri ballafaqime.

Më poshtë e gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të sotme:

E mërkurë, 24 shkurt, 2021 – ora 13:00

Gjilani – Ballkani

Trepça’89 – Llapi

Prishtina – Drita

-->