Surprizon Kololli, i gatshëm të sfidoj Zhegrovën
Kombëtarja
15 Prill 2019
19:21

Skuadra e Zurichut, kishte njoftuar që mesfushori Benjamin Kololli do të jetë jashtë fushës për disa javë.
Megjithatë lëndimi i tij në këmbën e majtë ka shkuar më mirë se që ishte parashikuar dhe 26 vjeçari pritet të kthehet shumë shpejt.
Reprezentuesi kosovarë foli rreth lëndimit të tij, ku tha se ndihet mirë:
“Ndjehem më mirë. Shpresoj që të luaj 15-20 minuta të premten me Luganon dhe pastaj të jem gati për 90 minuta kundër Baselit në gjysmëfinale të Kupës”, tha Kololli për Indeksonline.
Ndeshjen e fundit ai e ka zhvilluar me Kosovën kundër Bullgarisë, ku për shkak të lëndimit u desh të zëvendësohej në pjesën e dytë./Insport