Surprizon Sterling, zbulon se ku shpreson të luajë në të ardhmen

Futboll 24 Maj 2019 12:15

Një sezon si protagonist absolute ky i porsa mbyllur për Raheem Sterling me fanellën e Manchester City.

Sulmuesi anglez ka kontribuar shumë për titullin kampion në Angli, duke u konfirmuar si një prej talenteve më të mirë të futbollit anglez.

Nga ana e tij, futbollisti, ka deklaruar për “Wall Street Journal” në një konferencë në New York, i ka idetë e qarta mbi atë që e pret në të ardhmen.

“Futbolli anglez në SHBA është gjithmonë e më i ndjekur dhe jam i sigurt që do të vijojë me këtë rritje. Disa persona më njohën teksa dilja nga dyqanet, nuk e prisja. Edhe MLS është rritur ndjeshëm në kohët e fundit. Shpresoj që një ditë të luaj edhe unë këtu”, deklaroi Sterling.