Syla: Ademi ka blerë Batatinën, ia dhuroi Kupën e ia shtroi fushën

Futboll 08 Mars 2022 21:25

I ftuar në emisionin Pressing, gazetari Valon Syla tha se Presidenti aktual i FFK’së ia ka ‘mbyllur’ gojën edhe trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës, pasi tha se ky i fundit ka qenë i zëshëm ndaj Ademit, përcjell Insporti.

“Në FFK ka shantazh, blerje me pare. E kemi zotëri Batatinen. Ai ka qene i zeshem. I ka marrë do pare, një Kupë, e ka shtru fushën me bari edhe sot u tërheq. Ai ka qenë i zëshëm ndaj Agim Ademit” – tha Syla.

Sonte në emisonin Pressing të Televizionit 7 po diskutohet për procesin zgjedhor për President të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili ka shkaktuar shumë polemika.

Ndryshe, inagurimi i stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë u bë me 13 shkurt. Në qershor të vitit të kaluar filluan punimet për ndërrimin e tapetit nga bari sintetik në bari natyral të stadiumit të KF Llapit.

Kostoja e renovimit të stadiumit “Zahir Pajaziti” komplet me infrastruktur deri tek kompletimi sipas standardeve të UEFAs dhe FIFA shkoi deri në 500 mijë euro.

Ndryshe, më parë, Batatina kishte kërkuar që Ademi të largohej menjëherë nga drejtimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, duke thënë se “askush nuk ka të drejtë të shkatërrojë punën e Fadil Vokrrit”, kryetarit të ndjerë të FFK-së, dhe se qëndrimi i Ademit në krye të Federatës dëmtonte rëndë imazhin e futbollit në Kosovë.

Por më pas, trajneri i Llapit kishte ndryshuar qëndrim për kryetarin e FFK-së.

Lexo edhe:

/Insporti.com

-->