Sylejmani: Hetimet për ndeshjet e trukuara duhet të jenë të tërësishme

Futboll 03 Gusht 2020 09:26

Kurdisjet e ndeshjve në futbollin kosovar ka qenë temë mjaft e përfolur kohëve të fundit në vendin tonë.

Për këtë dukuri u përfol shumë edhe në Superligën e Kosovës, derisa kishte akuza e kundërakuza të shumta mes klubeve, shkruan “Zeri.info”.

Gazetari Drilon Sylejmani mendon në mes të tjerash se fakti që ishte mesatarja më e lartë e golave që nga pas lufta flet shumë.

“FFK-ja kishte filluar të marrë hapat e parë, duke krijuar zyrën e integritetit, ku janë ftuar futbollistët në seminare kundër kurdisjeve të ndeshjeve”, deklaroi gazetari i Gazetës Sheshi, Drilon Sylejmani në “Dueli Sportiv”.

“Por, kam parë bashkëpunim të dobët mes palëve. Kanë dalur edhe prokurorë të cilat i kanë treguar disa ndeshje që janë duke u hetuar për kurdisje, dhe kishte disa tjera që nuk ishin fare në ‘llupën’ e hetimeve”, tregoi ai.

“Nuk dua të dalë në konkluza, por hetimet duhet të jenë të tërësishme. Këto dyshime për trukime janë te skuadrat që janë poshtë tabelës. Mesatarja më e lartë e golave që nga paslufta në këtë kampionat flet shumë”, përfundoi Sylejmani.

-->