Synimi i madh i klubit kosovar pas privatizimit nga legjenda angleze e futbollit është Liga e Kampionëve

Futboll 07 Korrik 2019 21:32

Pas problemeve të shumta viteve të fundit, Ferizaj është bërë me kryesi stabile dhe problemet financiare do të marrin fund.

Në ceremoninë e mbajtur sot në kryeqytet, është kompletuar me sukses ceremonia e privatizimit të klubit elitar kosovar.

Në krye të Ferizajt ka ardhur legjenda e futbollit anglez, Brian Deane dhe disa investitorë vendor.

Sipas drejtuesve të klubit, Ferizaj do të jetë super fuqi në futbollin kosovar.

Shkrimi i plotë i klubit ferizajas në Facebook:

“Brian Deane, Benjamin James Rees, Oliver Codrington janë aksionar te klubit tonë me 51% , ndërsa donatorët vendor 49%

Ferizaj, 07.07.2019; Sot edhe zyrtarisht klubi ynë eshtë privatizuar. Ish-futbollisti Anglez, Brian Deane me grupin tije , Benjamin James Rees, Oliver Codrington kan marrë 51% të aksioneve te klubit , ku kan premtuar një organizim shumë të mirë, dhe deklaruan se KF Ferizaj së shpejti do të jetë në Champions League. Ata janë shprehur te kënaqur që do të jenë aksionar te klubit tonë, gjithashtu edhe 49% të aksioneve janë për donatorët e qytetit tonë të cilët do të bashkojnë forcat për ta bërë një Ferizaj shumë më të organizuar, e konkuruese për trofe e dalje në Europë, përcjell zëri.info.

Kryetari i komunës z. Agim Aliu eshtë shprehur i kënaqur që klubi ynë po privatizohet, sepse tani eshtë një mundësi më e madhe që Ferizaj ta shohim duke luajtur në europë.

Ne si klub jemi shumë të kënaqur me këtë privatizim, dhe besojmë shumë që këtë herë gjërat do të jenë shumë më ndryshe.

Shumë shpejtë do të fillojmë me përforcimet e reja”