Szczesny me gafën e vitit, por sulmuesi italian bënë huqjen e sezonit

Futboll 11 Shkurt 2019 09:04

Juventusi vazhdoi me fitore edhe në këtë xhiro të Serie A, duke mposhtur Sassoulon me rezultat 0 me 3.

Dy golat e Cristiano Ronaldo dhe Sami Khedira ia dhuruan tre pikët e radhës në Serie A skuadrës së Max Allegri, transmeton Insporti.com.

Por, gjërat kanë mundur të ishin ndryshe për skuadrën e Sassoulos, sikur që sulmuesi i tyre, Domenico Berardi të shfrytëzonte gafën e portierit të Juventusit, Szczesny.

Ish-numri një i Arsenalit bëri një dalje të gabuar dhe u ngatërrua me një nga shokët të skuadrës, duke i lënë Berardit topin dhe portën e boshatisur.

Megjithatë sulmuesi italian nuk u tregua i saktë duke dërguar topin jashtë fushës.