“Ta refuzoja Realin për të tretën herë, ishte e pamundur”

Futboll 10 Gusht 2019 11:27

Jose Mourinho ka folur sërish për Real Madridin.

Kësaj here, trajneri portugez është kthyer në kohë, për të treguar se ka refuzuar dy herë Real Madridin, dhe të njëjtën gjë nuk ka mundur ta bëjë për të tretën herë.

Jose Mourinho në vitin 2010 u largua nga Inter, për të marrë drejtimin e Real Madrid, për të qëndruar tri sezone.

“Arsyeja pse nuk u ktheva në Milano pas finales (Bayern Munich 0-2 Inter) ishte sepse nëse do isha kthyer, mendoj se nuk do të kisha shkuar në Madrid”, ka deklaruar Mourinho.

“Unë kisha marrë vendimin. Kontrata nuk ishte nënshkruar, por unë kisha marrë vendimin. Unë kisha vendosur të shkoj në Madrid, nuk kisha shkuar dy herë dhe ishte hera e tretë”.

“T’i thuash jo një herë Madridit është e vështirë, dy është shumë e vështirë dhe tre është e pamundur”