Tabela dhe top golashënuesit në Superligë

Futboll 27 Mars 2019 16:24

Është zhvilluar ndeshja e mbetur e xhiros së 23-të së IPKO Superligës së Kosovës, ndërmjet KF Prishtinës dhe KF Flamurtarit.

Kjo ndeshje ishte shtyer për shkak të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës që i zhvilloi para pak ditësh.

Bardhekaltërtit mposhtën me lehtësi skuadrën rivale të qytetit, duke fituar me rezultat 3:0, shkruan Insporti.com.

Golat për skuadrën e Mirel Josës i shënuan Meriton Korenica (2x) dhe Mario Morina.

Me këtë fitore Prishtina renditet në pozitën e dytë me 50 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në pozitën e nëntë, me 28 pikë, pozitë kjo që e dërgon në barazh.

Xhiroja e 24 do nis të premten me ndeshjen ndërmjet KF Ferizajt dhe skuadrës kampione, KF Drita.

Ja si duket tabela aktualisht në Superligë:

Më poshtë, top golashënuesit:

1.Kastriot REXHA – KF Feronikeli 12

2.Alban SHILLOVA – KF Flamurtari 10

3.Festim ALIDEMA – KF Llapi 9

4.Betim HAXHIMUSA – KF Drita 8

5.Mendurim HOTI – KF Feronikeli

6.Martin MIRCEVSKI – KF Trepça’89 6

7.Fatih KARAHODA – KF Liria 6

8.Mario MORINA – KF Prishtina 6

9.Meriton Korenica – KF Prishtina 6

10.Basit KHALID – KF Prishtina 5

 

-->