Tabela dhe top golashënuesit në Superligë

Futboll 17 Mars 2019 16:19

Feronikeli tregoi paraqitje briliante në ndeshjen e sotme kundër Trepçës 89, të cilën e mposhti me rezultat 5-0.

Skuadra nga Drenasi zë pozitën e parë në tabelën e Superligës, pas 23 ndeshjeve të luajtura me 55 pikë, shtatë më shumë se Llapi në pozitën e dytë dhe tetë më shumë se Prishtina në të tretin.

Mirëpo, kryeqytetasit takimin e xhiros së 23-të e zhvillojnë më 27 mars kundër Flamurtarit.

Në përballjet tjera të xhiros së 23-të, Drita ka mposhtur Lirinë 2-0, Gjilani ka fituar 2-0 kundër KEK-ut, Drenica ka barazuar pa gola me Ferizajn, Llapi dhe Ballkani kanë barazuar 1-1.

Ja si duket tabela aktualisht në Superligë:

Më poshtë, top golashënuesit:

1.Kastriot REXHA – KF Feronikeli 12
2.Alban SHILLOVA – KF Flamurtari 10
3.Festim ALIDEMA – KF Llapi 9
4.Betim HAXHIMUSA – KF Drita 8
5.Martin MIRCEVSKI – KF Trepça’89 6
6.Fatih KARAHODA – KF Liria 6
7.Mendurim HOTI – KF Feronikeli 7
8.Liridon FETAHAJ – KF Liria 5
9.Basit KHALID – KF Prishtina 5
10.Mario MORINA – KF Prishtina 5

-->