Tabela grafike krahason golat e Messit dhe CR7 me të gjashtë legjendave

Futboll 22 Mars 2019 11:56

Të shënosh gola në nivelin më të lartë të futbollit është diçka që shumë futbollistë profesionalë e kanë të vështirë ta bëjnë në baza konsistente.

Disa sulmues janë të lumtur me dhjetë gola në sezon, por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë tejkaluar çdo pritshmëri të mundshme me numrin e jashtëzakonshëm të golave që kanë shënuar, transmeton Insporti.

Ronaldo ka 682 gola në karrierë, derisa Messi është pak më prapa me 656.

Shumica e lojtarëve do të ishin krenarë që t’i kishin këta numra afër “paraqitjeve”, derisa t’i kesh afër “golave të shënuar” është diçka thjesht e jashtëzakonshme.

Lionel Messi and Cristiano Ronaldo are two of football's greatest ever

Askush në epokën moderne nuk mund të garojë me këto statistika, por një video grafike në YouTube e postuar nga shfrytëzuesi “FDOR”, krahason dy lojtarët me gjashtë golashënuesit legjendarë në të njejtën moshë.

Ronaldo Nazario, Raul Gonzalez, Marco van Basten, Thierry Henry, Ruud van Nistelrooy dhe Samuel Eto’o janë gjashtë legjendat e zgjedhur për krahasimin.

Mes moshës 17 dhe 23 vjeçare, braziliani Ronaldo ishte në një nivel krejtësisht tjetër, krahasuar me të tjerët.

Po të mos kishin qenë lëndimet që ia pamundësuan paraqitjet në nivelin më të lartë, ai do të ishte në rrugë të mirë të etiketohej si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.


Në moshën 24-vjeçare, Messi doli në skenë me 91 gola (në vitin 2012), numër i cili e ndihmoi atë ta zgjeronte reputacionin – kujtojmë se ai e arriti këtë numër golash në vetëm 69 paraqitje me Barcelonën dhe Argjentinën.

Ronaldo e gjen veten nën Raulin, Van Bastenin dhe rivalin brazilian me të njejtin mbiemër, në këtë moshë, por filloi t’i parakalojë këta në moshën 27-vjeçare.

Pas kësaj, spektakli ishte i garantuar vetëm për Messin dhe Ronaldon, derisa portugezi ishte rival jashtëzakonisht i denjë për argjentinasin në vitet e mëvonshme.

Deri në momentin kur mbaron video, dy superyjet kanë 200 gola më shumë se rivali më i përfaërt – Rauli me 431. /Insporti.com/