Tabela: Prishtina lidere, Feronikeli në pozitën që e dërgon në barazh

Futboll 09 Maj 2021 17:20

Superliga e Kosovës sot ka prodhuar emocione të shumta nga pesë ndeshjet që janë zhvilluar, shkruan Insporti.com.

Edhe në kjo xhiroi dhuroi dramë në garën për mbijetesë, ndërsa për titull Prishtina vazhdoi shkëputjen nga Drita dhe Ballkani.

Prishtina pas fitores kundër Feronikelit me rezultat 2:1, renditet në pozitën e parë me 75 pikë, duke iu afruar titullit gjithnjë e më shumë pas tetë vjetësh pa e fituar.

Në pozitën e dytë, është Drita me 70 pikë, ndërsa Ballkani renditet në pozitën e tretë me 69 pikë.

Tutje, Trepça ’89 ka shënuar fitore jashtëzakonisht të vlefshme ndaj Gjilanit, 2:1.

Kjo fitore e ngrit 89-shin në vendin e shtatë me 39 pikë, kurse Gjilani mbetet në vendin e katërt me 48 sosh.

Në ndeshjen “derbi” për mbijetesë, Arbëria barazoi me Drenicën 1:1, ku lipjanasit bien në vendin e nëntë me 37 pikë, ndërsa Drenica bie në vendin e gjashtë me 42 sosh.

Dhe për fund, Llapi e mposhti Besën me rezultat minimal, 1:0, për t’u ngritur në vendin e pestë me 42 sosh, ndërsa Besa mbetet në vendin e fundit me 12 sosh.

-->