Tabela: Prishtina lidere me 50 pikë, Besa vetëm shtatë sosh

Futboll 10 Mars 2021 15:50

Pak më parë kanë përfunduar tre ndeshjet e para të xhiros së 24-të së Superligës së Kosovës. Dy barazime dhe një fitore ishin rezultatet e ndeshjeve të sotme, raporton Insporti.com.

KF Prishtina është skuadra e vetme që ka arritur fitore në ditën e sotme.

Skuadra më në formë në stinorin pranveror, Prishtina, në “Fadil Vokrri” shënoi fitore bindëse ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Besës, me rezultatin 5-1.

Në “Zahir Pajaziti”, Llapi dhe Drenica luajtën baras 3-3, teksa ndeshja në “Riza Lushta” mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit u mbyll pa gola.

Prishtina tani është lidere në Superligë, së paku derisa Drita dhe Ballkani të zhvillojnë ndeshjet e tyre nesër (të enjten).

-->