Tahir Batatina konfirmon transferimin e Alidemes te skuadra kroate

Futboll 07 Korrik 2019 23:41

Festim Alidema nesër do të kompletojë transferimin e tij te skuadra kroate NK Slaven Belupo, raporton Insporti.com.

Insporti gjatë muajit të kaluar kishte raportuar ekskluzivisht se Alidema ka arritur marrëveshje me klubin kroat dhe se është duke pritur vetëm vizën nga shteti kroat.

Transferimin e tij e ka konfirmuar edhe trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina në emisionin “2me1” duke thënë se të hënën Alidema do të zyrtarizohet si futbollist i NK Slaven Belupo.

“Alidema të hënën do të zyrtarizohet si futbollist i skuadrës NK Slaven Belupo. Po ashtu, klubi i Llapit ka arritur që në këtë marrëveshje të përfshijë që në rast të shitjes së Alidemës të një skuadër tjetër nga NK Slaven Belupo, do të përfitojë 20 për qind nga shitja e tij, kjo është një filozofi e klubit tonë”, ka thënë Batatina, transmeton Insporti,com.

NK Slaven Belupo bën gara në rangun e parë të futbollit kroat “HNL”.

Alidema sezonin e kaluar shkëlqeu me KF Llapin në Superligën e Kosovës duke shënuar 11 gola.

Transferimin e tij në Kroaci e ka siguruar një agjent i njohur për redaksinë e Insportit.

Talenti 21 vjeçar kontrata me klubin llapjan i ka përfunduar në muajin qershor. /Insporti.com/

 

-->