Takimet e sotme në Superligën e Kosovës

Futboll 29 Shkurt 2020 09:13

Sot luhen katër ndeshje në kuadër të xhirosë së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani do të kërkojë ta vazhdojë formën e mirë edhe në udhëtim te Dukagjini i Klinës për të qenë edhe më tej në garë me skuadrat tjera kryesuese. ‘Kuqebardhët’ kërkojnë maksimumin e pikëve në përballje me “Hithat” që gjithashtu për objektiv kanë fitoren, pasi që vetëm pikët e plota mund ti shtojnë shpresën për të mbijetuar.

Kjo ndeshje starton nga ora 13:00 në “18 Qershori” të Klinës.

Feronikeli në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit e pret skuadrën e Trepçës ’89. Dy ekipet kanë mbetur në mesin e tabelës dhe kërkojnë ta ruajnë këtë pozicion deri në mbylljen e kampionatit. Edhe kjo sfidë nis nga ora 13:00.

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Llapit, i paraparë të zhvillohet të premten me fillim nga ora 13:00, është shtyrë për të shtunën me orar të njejtë.

Dueli kryesor i javës do të zhvillohet në mbrëmje. Prishtina e pret Ballkanin në njërën ndër ballafaqimet më interesante të kësaj xhiro. Të dy skuadrat kanë për objektiv titullin kampion dhe për këtë arsye synim nga ndeshja e së shtunës kanë vetëm fitoren.

Ky takim starton nga ora 17:00.

 

-->