Talenti i Anglisë shpërthen në konferencë dhe kërcënon hapur!

Futboll 09 Tetor 2019 23:25

Kombëtarja angleze është e vendosur që të luftojë racizmin në futboll. Sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham, që ka folur në konferencën për shtyp në prag të dy ndeshjeve ndaj Çekisë dhe Bullgarisë, lëshoi edhe sinjalin dhe kërcënimin e parë:

“Jemi përballur dhe ballafaquar disa herë me këtë argument apo temë! Që prej ditës së grumbullimit. Me kapitenin Harry Kane, kemi rënë dakord që nëse do të ndodhë një episod tjetër i tillë, do të flasim me futbollistin që e ka pësuar këtë shënjestër të tifozerisë raciste: nëse është i bezdisur apo i prekur, e lëmë fushën të gjithë bashkë!”