Talenti i Besës Ardit Tahiri do të provohet në Austri

Uncategorized 29 Prill 2021 14:07

Një ndër futbollistët që ka shkëlqyer në këtë edicion me Besën e Pejës është edhe sulmuesi Ardit Tahiri.

18-vjeçari në këtë edicion i ka realizuar tetë gola me skuadrën nga Rrafshi i Dukagjinit në Superligën e Kosovës në futboll.

Tahiri shënoi së fundmi në ndeshjen Besa – Drita (1:1), sfidë e cila i takoi xhiros së 31-të të elitës së futbollit kosovar.

Image

Talenti shtatlartë i tij ka rënë në edhe në sy të skuadrave të huaja.

“Zeri.info” mëson ekskluzivisht se Tahiri është pajisur së fundmi me vizë Schengen në Shkup, derisa ka siguruar prova në një nga skuadrat austriake.

Emri i skuadrës deri më tash nuk është mësuar.

Mbetet të shihet se a do t’i bindë ose jo austriakët me talentin dhe potencialin e tij futbollisti me shumë të ardhme.

Tahiri është zhvilluar si futbollist te 2 Korriku.

Ai më herët ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës.

-->