Talenti i Kosovës pëson lëndim të rëndë, humb sezonin

Kombëtarja 15 Tetor 2020 17:21

Mbrojtësi i Kosovës, Arbenit Xhemajli ka pësuar një lëndim të rëndë në gju dhe kështu do t’i mungojë Sunderlandit për tërë sezonin 2020/21.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Sunderlandin, Phil Parkinson i cili ka thënë se Xhamaili kishte filluar të ambientohet mirë në skuadër dhe ky lëndim është një humbje e madhe për të dhe skuadrën.

“Fatkeqësisht, ai ka pësuar një lëndim serioz në gju gjatë kohës sa ishte me Kombëtaren e Kosovës. Ai do të jetë jashtë për tërë pjesën tjetër të sezonit dhe kjo është shumë keq për të pasi ai u ambientua shumë mirë në klub,” ka thënë Parkinson.

Të kujtojmë se Xhemajli u transferua verën që shkoi te Sunderland

-->