Talenti kosovar befason të gjithë me skuadrën e re

Futboll 16 Korrik 2019 16:45

Eris Abedini nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë klubit të FC WIL, shkruan Insporti.com.

Abedini ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin e Wil.

Mesfushori kosovar sezonin e kaluar ishte pjesë e Winterthuri në formë huazimi nga Lugano, skuadër me të cilën shkëlqeu.

Talenti 20 vjeçar i lindur në Sorengo të Zvicrës bëri 23 paraqitje në të gjitha garat edicionin e kaluar, duke arritur të shënojë një gol dhe ta dhurojë një asistim.

Image

 

Pozita e tij e preferuar në fushë është si mesfushor qëndror, ndërkaq vlera e tij në treg llogaritet të jetë rreth 600 mijë euro.

Në nivel ndërkombëtar, Abedini ka përfaqësuar më parë grupmoshat U-19 dhe U-20 të Zvicrës, por tani ka zgjedhur të luajë për Kosovën, respektivisht grupmoshën U-21, me të cilën ende nuk ka debutuar.

 

 

-->