Talenti kosovar shumë afër kalimit te Bayern Munich

Futboll 15 Korrik 2019 18:23

Leon Dajaku është shumë afër që të transferohet te Bayern Munich në këtë afat kalimtar.

Futbollisti shqiptar që aktualisht luan te Stuttgarti, është duke u me ngulm nga kampioni i Bundesligës, e që marrëveshja është shumë afër të arrihet.

Dajaku shihet si njëri ndër talentët më premtues në futbollin gjerman, andaj bavarezët kanë filluar kontaktet e para me përfaqësuesit e tij dhe me rivalin e tyre.

Sipas gazetës gjermane ‘Kicker’, Dajaku thuhet se nuk dëshiron ta humbet shansin që të kalojë në Allianz Arena, derisa është pajtuar për kushtet personale me Bayernin.

Ndërkohë, sipas BILD, ai po kryen testet mjekësore para se të kompletojë kalimin në vlerë 1.5 milion euro.

Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer me ekipin U-19 të Stuttgartit, ndërsa ka kontribuuar në triumfin në DFB Cup dhe për arritjen në pozitën e dytë.

Dajaku mund të ushtrojë me ekipin e dytë të Bayernit, i cili luan në ligën e tretë gjermane.

Ndryshe, në nivel ndërkombëtar ai luan me Gjermaninë U18, ku e ka shënuar një gol në tri paraqitje.