Talenti Kubo i ‘turpëron’ bashkëlojtarët në stërvitjen e Realit

Futboll 16 Korrik 2019 15:24

Fenomeni i Real Madridit, Takefusa Kubo është vetëm 18-vjeçar, por ai tashmë ka bërë që shokët e tij të skuadrës duke sikur amator në seancat stërvitore.

Gjiganti spanjoll i siguroi shërbimet e talentit japonez në këtë verë, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me një pagë rreth dy milionë euro në sezon, derisa shihet si një lojtar i Castillas.

Por lojtari, që ndryshe quhet edhe si ‘Messi Japonez’, mund ta shoh veten duke luajtur në skuadrën e parë që udhëhiqet nga Zinedine Zidane, pas paraqitje impresionuese në stërvitje.

Duke i gjykuar paraqitjet e tij në seancat stërvitore, talenti i kombëtares së Japonisë mund të thuhet se e ka siguruar një vend në skuadrën e parë.

Kubo, që kishte qëndruar për katër vite te La Masia, u largua nga Barcelona, pas dënimit nga FIFA, për shkak të transferimit të lojtarëve në 18 vjet.

Pasi u largua në vitin 2015, ai u zhvilluar edhe më shumë në Japoni, ku luajti për FC Tokyon, e për t’u rikthyer sërish në Spanjë, por tani e mbretërit.

-->