Talenti portugez, “kopje” e Messit (VIDEO)

Futboll 20 Shtator 2019 21:19

Shumë lojtarë të rinj dalin në skenë, apo shumë të tjerë që vijojnë ende të stërviten në akademitë e klubeve më të mëdha në botë i krahasojnë me Lionel Messin.

I tillë është edhe rasti për sulmuesin e majtë, Francisco Conceição, që është në pronësi të klubit të Porto, në Portugali.

I gjatë vetëm 170 centimetra dhe me 16 vite mbi supe, Francisco ka treguar se ka një ngjashmëri mahnitëse me “Pleshtin” argjentinas.

Pamja e tij e jashtme të kujton Messin kur luante në “La Masia”, e majta është këmba e preferuar për të dy, kontakti dhe mënyra sesi lëvizin dhe ecin me topin është thuajse identike, shto këtu lëvizjet që bën me trup që ngjasojnë së tepërmi.

Të gjithë po e quajnë Messi i të rinjve, por rruga do e tregojë nëse këtë talent që ka, 16-vjeçari portugez do çojë deri në nivelet e yllit të Barcelonës.

 

FC Porto’s Manager’s kid, Francisco Conceição (16yo), moves/dribbles/shoots an awful lot like Messi. from r/soccer