Talenti shqiptar pranë debutimit në Seria A

Futboll 22 Tetor 2019 17:30

Breshia-Fiorentina u mbyll mbrëmjen e së hënës me rezultatin 0-0. Në këtë sfidë u dëmtua rëndë Daniele Dessena, i cili rrezikon që të mbyllë sezonin që në fillimin e tij.

Por ekipi ka marrë një lajm të mirë, pasi lojtari i përfaqësueses shqiptare, Emanuele Ndoji është pranë rikuperimit.

Talenti shqiptar konsiderohej si një titullar i padiskutueshëm nga trajneri Corini përpara se të dëmtohej në kavilje dhe të qëndronte jashtë këto muaj.

Ndoj ende nuk ka debutuar në Serien A për shkak të problemeve fizike, ndërsa vitin e kaluar ishte një nga më të dalluarit së bashku me Tonalin në serie B, duke regjistruar paraqitje mjaft të mira.

 

-->