Tallja brutale me Beckhamin – ia ndryshojnë statujën me një version të tmerrshëm

Emisione “The Late Late Show With James Corden” dhuroi spektakël të vërtetë këtë javë, kur David Beckham u njoftua me statujën që do të shfaqej nga LA Galaxy para fillimit të sezonit, të paktën kështu mendonte legjenda e Manchester Unitedit.
Corden kishte kuptuar se Beckham ende nuk e kishte parë produktin final, kështu që futi në përdorim një plan gjenial, transmeton Insporti.
Ekipi i Corden arriti të ndërtojë një statujë fallco të versionit të vërtetë, duke përfshirë gjithçka që Beckham urren.
Kjo nënkuptoi deformimin e mjekrës dhe zmadhimin e të pasmeve, poashtu një gojë me tre dhëmbë.
Cordon punësoi një aktor që ta imitonte skulptorin e vërtetë, derisa gjithçka u filmua nga kamerat.
Rezultati ishte magjik. Beckhami mbeti i shokuar dhe pa fjalë kur pa projektin.
Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/