Tani FIFA dënon një tjetër skuadër shqiptare

Futboll 30 Mars 2018 11:54

Pas vendimin të UEFA-s për Skënderbeun, duke e dënuar me 10 vite mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane për shkak të trukimit të ndeshjeve, duket se futbolli i Shqipërisë është futur në një rreth dënimesh, pasi edhe FIFA ka marrë vendim për ta dënuar një tjetër skuadër shqiptare.

Komisioni i Disiplinës në FIFA ka njoftuar lidhur me vendimin për çështjen e klubit Atletico All Boys kundër klubit të futbollit Shkumbini, lidhur me kompensimin e lojtarit Federico Mazur.

Për shkak të moszbatimit të vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës i FIFA-s, më datë 7 Shtator 2017 nga ana e klubit të futbollit Shkumbini, skuadrës peqinase i janë hequr 3 pikë nga renditja aktuale.

FSHF pasi ka përcjellë vendimin tek klubi i Shkumbinit, i ka bërë me dije marrjen e masave të menjëhershme për shmangien e penalltive të mëtejshme, në rast moszbatimi të sërishëm.

Me heqjen e këtyre pikëve, Shkumbini shkon në 12 pikë, duke u renditur në vendin e parafundit të klasifikimit të Grupit B të Kategorisë së Parë në Shqipëri. /Insporti.com

 

-->